Publikohen çmimet e biletave për derbin, Partizani-Tirana

Publikohen çmimet e biletave për derbin, Partizani-Tirana

14:50, 02/03/2023

Java e 24-rt e Superiores rezervon një nga ndeshjet më të zjarrta të futbollit shqiptar, derbin mes Tiranës dhe Partizanit.

Sfida do të luhet më 6 mars (e hënë) në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Pritshmëria për të parë një ndeshje të bukur dhe emocionuese mbetet e lartë sikurse kanë qënë gjithnjë këto duele, sidomos gjatë viteve të fundit.

Së fundmi, klubi i kuq ka publikuar dhe çmimet e biletave t6ë cilat shkojnë nga 500 lekë (të reja), deri në 5000 lekë (të reja). Tribunat pas porte ku do të vendosen grupimet e tifozëve të Partizanit dhe ata të Tiranës kushtojnë 500 lekë.

Sa i përket tribunave përballë, me sektorët E103-E208 kushtojnë 1000 lekë. Biletat në tribunat qendrore kushtojnë nga 3000 lekë deri në 5000 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco