Në gjurmët e babait të tij, djali i Ronaldinhos është zyrtarisht lojtar i Barcelonës

Në gjurmët e babait të tij, djali i Ronaldinhos është zyrtarisht lojtar i Barcelonës

13:38, 02/03/2023

Një familje sportdashësish.  Barcelona zyrtarizoi këtë të enjte transferimin në klub të Joao Mendes de Assis Moreira, djalit të legjendës braziliane Ronaldinho. 18-vjeçari, i cili pati një provë te U19-at katalanasve janarin e kaluar, do të vazhdojë të përmirësojë aftësitë e tij me ekipet e të rinjve të klubit blaugran.

Joao Mendes ka qenw pjesw e Cruzerios në Brazil, ku edhe shkëlqeu dhe ra nw sy tw drejtuesve tw skuadrave evropiane.

Image

Te Cruzeiro, Joao mbërriti në maj 2018, kur ishte vetëm 13 vjeç. Një vit më pas, ai nënshkroi marrëveshjen e tij të parë me klubin nga Belo Horizonte dhe u integrua te U-14. Më pas, u bë pjesë e skuadrës U-17.

Tashmë, talenti brazilian do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë  e tij në ekipin ku babai i tij është një legjendë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco