Vllaznia mposht Partizanin në ‘Loro Boriçi’, Bardh Spahia: Një lojë e bukur dhe një fitore e merituar

Vllaznia mposht Partizanin në ‘Loro Boriçi’, Bardh Spahia: Një lojë e bukur dhe një fitore e merituar

20:05, 01/03/2023

Vllaznia mposhti 3-1 Partizanin në “Loro Boriçi” në një terren të vështirë kjo për shkak të shiut që pushtoi fushën.

Sa i përket ndeshjes, për vendasit shënuan Kaina dy herë 11’, 52, dhe  Çoba 33′, ndërsa për të kuqtë kishte ngushtuar më parë shifrat Preka 44’.

Në mbështetje të ekipit shkodran, i pranishëm në stadium ishte dhe Kryetari i Bashkisë, Bardh Spahia.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Spahia ka uruar ekipin për fitoren dhe ka vlerësuar lojtarët për lojën e bukur, pavarësisht kushteve ekstreme të motit.

Një lojë e bukur dhe një fitore e merituar që sfidoi edhe kushtet ekstreme të motit.

Përgëzime ekipit tonë të zemrës Vllaznisë për fitoren e arritur ndaj Partizanit në “Loro Boriçi” në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, shkruan Spahiu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco