UEFA mbledh Sekretarët e Përgjithshëm të Federatave, diskutime të rëndësishme për futbollin europian

UEFA mbledh Sekretarët e Përgjithshëm të Federatave, diskutime të rëndësishme për futbollin europian

20:06, 01/03/2023

U zhvillua ditën e sotme në Milano mbledhja e Sekretarëve të Përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s.

Në këtë mbledhje vjetore ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, drejtuesit e federatave u njohën me situatën aktuale të futbollit europian dhe diskutuan mbi bashkëpunimin strategjik me FIFA-n.

Gjithashtu në pikat e rendit të ditës ishte edhe prezantimi i UEFA HatTrick Programe, ku Sekretarët e Përgjithshëm u njohën me planin e përgjithshëm të HatTrick VI dhe synimet për të ardhmen.

Në të njëjtën kohë u diskutua në lidhje me kompeticionet e organizuara nga UEFA në aspekte si bashkëpunimi ndërmjet klubeve dhe ekipeve kombëtare, çështjet e sigurisë në qytetet pritëse të finaleve, mbrojtjen dhe forcimin e solidaritet në Europë dhe organizimin e një kalendari të centralizuar për futbollin e vajzave.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, pati mundësi të zhvillojë disa takime të rëndësishme me homologë europiane ku i njohu ata me zhvillimet dhe projektet infrastrukturore dhe zhvillimore të ndërmarra nga Federata e Futbollit në vitin e fundit si dhe hapësirat për rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm kryesisht në fushën e edukimit, teknologjisë dhe inovacionit në futboll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco