Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia mposht Partizanin në çerekfinalen e parë, Kukësi thyhet nga Teuta

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia mposht Partizanin në çerekfinalen e parë, Kukësi thyhet nga Teuta

19:00, 01/03/2023

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia është një hap larg gjysmëfinales, pasi ka mposhtur 3-1 Partizanin në “Loro Boriçi” në një terren të vështirë kjo për shkak të shiut që pushtoi fushën.

Sa i përket ndeshjes, për vendasit shënuan Kaina dy herë 11’, 52, dhe  Çoba 33′, ndërsa për të kuqtë kishte ngushtuar më parë shifrat Preka 44’.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet në Tiranë më 15 mars.

Në ndeshjen tjetër, edhe Teuta ka mposhtur Kukësin 2-0 në “Niko Dovana” duke hedhur një hap drejt gjysmëfinales.

Të dy golat për “Djemtë e Detit” u realizuan nga Kallaku 59′, 72.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 14 mars në Kukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco