'Dua të luaj edhe për disa vite', Ibrahimovic pranë rinovimit me Milanin

'Dua të luaj edhe për disa vite', Ibrahimovic pranë rinovimit me Milanin

17:40, 01/03/2023

 

U rikthye në fushë dhe u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur në Serie A. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic i cili u rikthye në fushën e lojës pas një dëmtimi të gjatë në sfidën e fundit që Milani luajti me Atalantën.

Pas ndeshjes sulmuesi suedez u shpreh se nëse kushtet e tij fizike ja lejojnë do të ishte aktiv në fushat e gjelbra të paktën edhe disa vite. Dhe kjo gjë mund të ndodhë vërtetë pasi një tjetër marrëveshje me Milanin është pranë.

Sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, Zlatan Ibrahimovic dhe Maldini kanë caktuar një datë në fundin e sezonit për të diskutuar një rinovim të kontratës. Të dyja palët dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre dhe në fund të sezonit mund zyrtarizohet gjithçka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco