FSHF Sunday League / Prestige MFC kryeson i vetëm në Grupin A. Rivalitet i lartë për kreun mes 6 ekipeve në Grupin B

FSHF Sunday League / Prestige MFC kryeson i vetëm në Grupin A. Rivalitet i lartë për kreun mes 6 ekipeve në Grupin B

15:40, 21/02/2023

 

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në zonën e Tiranës i organizuar nga FSHF ka hyrë në një fazë të nxehtë pas ndeshjeve të javës së 11-të në të dyja grupet, ndërkohë që tashmë duket se janë përcaktuar edhe skuadrat pretendente për t’u renditur në vendet e para dhe për të kaluar në fazën play-off.

Në Grupin A, Prestige MFC vazhdon të ruajë kryesimin e vetme me 33 pikë të grumbulluara pas 11 ndeshjesh, teksa fitoi edhe këtë javë me rezultatin 6-0 ndaj JU AR PLAST. Në vendin e dytë vjen Panthers Shkodër që u ndal këtë javë në një barazim 1-1 me Pastarian dhe mbetet në kuotën e 27 pikëve. E treta renditet KKD me 23 pikë pas fitores në fundjavë në shifrat 5-1 me FC Dussel. Pikërisht kjo e fundit pozicionohet aktualisht në vendin e pestë me 22 pikë, 4 më shumë se ndjekësja më e afërt, VILA-L-MFC (që mundi 1-0 MD këtë javë) në vendin e 6-të me 18 pikë.

Në ndeshjet e tjera të javës ALBAMER u mund 3-2 nga Ferraj FC, ndërsa ROAMEL mposhti 3-1 JATA MARKET. Fitore dhe për BTL, që theu minimalisht 1-0 Futura Dent dhe për COCA COLA TEPELENA që triumfoi 4-2 përballë North Gate. Barazimi i vetëm i javës në këtë grup ishte ai mes FB PASSION dhe ANTIGONEAN (3-3).

Në Grupin B, rivaliteti në krye është shumë i fortë dhe janë 6 skuadra që ndahen në renditje me 3 pikë. Dajti mundi 2-0 Novan dhe mban kreun pas kësaj fitoreje me 27 pikë e me një ndeshje më pak se IMMI, që gjithashtu fitoi 1-0 me ATS dhe ka po 27 pikë, duke u renditur në vendin e dytë.

Në vendin e tretë vjen ekipi Kastriotët me 25 pikë, teksa fituan këtë javë 3-1 ndaj FC Confucius. Po 25 pikë kanë Hidro Alfa dhe Al Ar, ndërsa gjashtëshen e pretendentëve e kompleton ATS me 24 pikë dhe me një ndeshje më pak. Nuk është regjistruar asnjë barazim në Grupin B këtë javë, ndërkohë që fitoret kanë qenë me diferencë të vogël golash, duke konfirmuar edhe një herë rivalitetin e madh mes të gjitha ekipeve.

Më poshtë është renditjet e të dyja grupeve të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco