Gjykata e apelit merr vendimin për Dani Alves, braziliani do të qëndrojë në paraburgim

Gjykata e apelit merr vendimin për Dani Alves, braziliani do të qëndrojë në paraburgim

14:29, 21/02/2023

Gjykata e Barcelonës ka vendosur ta mbajë Dani Alves në paraburgim, i cili akuzohet për një sulm seksual ndaj një vajze në një klub nate në Barcelonë natën e 30 dhjetorit.

Sipas “Marca”, apeli i lojtarit është rrëzuar, duke e mbajtur atë të ndalur. Javën e kaluar, Gjykata e Apelit të Barcelonës dëgjoi ankesën e mbrojtjes së Alves kundër vendimit të gjyqtarit hetues për ta dërguar atë në burg.

Avokati mbrojtës i futbollistit brazilian, iu referua apelit të bërë për të kërkuar lirimin e tij. Këtë gjë, avokati i Alves e kërkoi pasi këmbënguli se futbollisti ka lidhje të mjaftueshme në Spanjë dhe se nuk do të arratiset.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco