Tërmeti në Turqi/ Fundi i tmerrshëm i drejtorit sportiv të Hatayspor, u identifikua vetëm nga ADN-ja

Tërmeti në Turqi/ Fundi i tmerrshëm i drejtorit sportiv të Hatayspor, u identifikua vetëm nga ADN-ja

13:31, 21/02/2023

 

Një tjetër lajm tragjik vjen nga Turqia, dy javë pas tërmetit që shkatërroi vendin dhe shkaktoi mbi 45 mijë të vdekur.

Në orët e fundit është konfirmuar vdekja e Taner Savut, drejtorit sportiv të Hatayspor, i cili jetonte në të njëjtën ndërtesë me Christian Atsu.

Siç raportohet nga shtypi vendas, trupi i Savut fillimisht u ngatërrua me atë të një personi me origjinë nga Adana.

Familja e këtij të fundit ia komunikoi “gabimin” autoriteteve, të cilët më pas bënë testin e ADN-së me vëllanë e Taner Savut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco