Konfirmohet dëmtimi i Neymar, ja sa javë do të mungojë braziliani

Konfirmohet dëmtimi i Neymar, ja sa javë do të mungojë braziliani

11:10, 21/02/2023

Ndrydhja e kyçit të këmbës së djathtë në përballjen ndaj Lilës do të rezultonte fatale për Nejmarin sipas mediave vendëse. Francezja “Le Parisien” ka dalë me njoftim se sulmuesi 30-vjeçar do të mungojë të paktën për një periudhë 3-javore, çka do të thotë se duelit ndaj Bajernit, e vlefshme për raundin me eliminim direkt, është kapitull i mbyllur.

Nëse njoftimi do të rezultonte i vërtetë, kjo do të ishte goditje e fortë në kampi parisien, pasi braziliani mbart peshë specifike në skemat e Galtier.

Është fakt se futbollisti në fjalë që kur ka zbarkuar në Paris e ka ndjekur fati i keq në Ligën e Kampionëve, si rezultat i dëmtimeve në momente kur ekipi ka pasur më shumë nevojë për ndihmën e tij, e tillë mund të konsiderohet edhe situata aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco