Mërgim Vojvoda ‘kërcënon’ Juventusin për derbin me Torinon

Mërgim Vojvoda ‘kërcënon’ Juventusin për derbin me Torinon

11:33, 21/02/2023

Mërgim Vojvoda dhe Torino përgatiten për ndeshjen e fundjavës në Serie A.

Dhe, në fakt nuk bëhet fjalë për një përballje të zakonshme, pasi Torino zbret në “Allianz Stadium” për të sfiduar rivalët e qytetit, Juventus.

Para kësaj ndeshje, mbrojtësi i Kosovës duket tejet i motivuar duke theksuar se qyteti do të “vishet” me ngjyrat e Torinos, ndërsa shtoi se aktualisht ndjen dhimbje, por që nuk e çon ndërmend të mungojë në ndeshjen me bardhezinjtë.

Jam mirë, ndeshja ndaj Juventus është shumë e rëndësishme. Aktualisht ndjej pak dhimbje, por besoj se do të kalojë shpejt. Tani jam në sezonin e tretë me Torinon dhe e kam kuptuar shumë mirë rëndësinë e derbit, sidomos për tifozët tonë. Do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe për ta ‘veshur’ qytetin me ngjyrat tona”, u shpreh Vojvoda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco