Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama ka marrë 'malet' e diasporës?

‘Ishim në gjumë për 40 minuta’, Galtier: E papranueshme!

‘Ishim në gjumë për 40 minuta’, Galtier: E papranueshme!

18:43, 19/02/2023

PSG u rikthye te fitorja pas tri humbjeve radhazi. Skuadra e Christophe Galtier triumfoi 4-3 përballë Lille, sfidë që u vendos nga goli i Leo Messit në minutat shtesë.

Kampionët e Francës humbën shërbimet e Neymar. Braziliani dëmtoi kyçin e këmbës dhe u largua nga fusha me barelë. “Ai pësoi një ndrydhje. Nuk e dimë sa serioz është dëmtimi i tij.

Të presim analizat”, deklaroi trajneri i PSG-së. Galtier ka kritika edhe për skuadrën: “Për 40 minuta nuk ishim fare prezent në ndeshje, e pamundur të mohohet.

Është e papranueshme të ndodhë kjo gjë në këtë fazë të sezonit”, u shpreh Galtier. PSG kryeson kampionatin me diferencë pikësh nga Monaco.

Fokusi është te ndeshja e kthimit ndaj Bayern Munchen. PSG humbi 0-1 në “Parc des Princes” dhe do të tentojë përmbysjen e kualifikimin në çerekfinalet e Champions League në Bavari (8 mars).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco