Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Katari solidarizohet me tragjedinë, 10.000 shtëpi transferohen në Turqi

Katari solidarizohet me tragjedinë, 10.000 shtëpi transferohen në Turqi

20:35, 15/02/2023

 

Kupa e Botës në Katar solli edhe shumë tifozë të cilët vendosën të ndiqnin nga pranë eventin më të rëndësishëm futbollistik. Në këtë formë, Katari mori të gjitha masat për të mirëpritur tifozët duke investuar në infrastrukturë teksa 10.000 shtëpi të lëvizshme u përdorën për të akomoduar masën e gjerë të njerëzve.

Por, para disa ditëve Turqia dhe Siria u tronditën nga një tërmet shkatërrimtar që la pasoja të mëdha teksa deri më tani numërohen mbi 30.000 viktima. Nga ana tjetër, janë të shumtë njerëzit të cilët kanë mbetur në qiell të hapur pasi shtëpitë iu janë shkatërruar.

Image

Në këtë formë, Katari vendosi të solidarizohet me njerëzit e prekur nga tërmeti teksa 10.000 shtëpitë e përdorura për Kupën e Botës do të transferohen në Turqi dhe Siri. Një gjest me shumë vlera që vjen nga Katari teksa e gjithë bota është angazhuar për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Turqi dhe Siri.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco