Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndeshje speciale për Ibrën, luan bashkë me djalin e madh në sulmin e Milanit

Ndeshje speciale për Ibrën, luan bashkë me djalin e madh në sulmin e Milanit

18:25, 15/02/2023

Zlatan Ibrahimovic është kthyer përsëri në fushën e lojës për një ndeshje futbolli, jo në një sfidë zyrtare, por në një miqësore brenda grupit të kuqezinjve dhe lojtarëve të ekipit U-18.

Një ndeshje e veçantë për sulmuesin suedez, pasi ka luajtur përkrah djalit të tij me fanellën kuqezi.

Pioli vendosi të aktivizonte në këtë ndeshje lojtarët që nuk kishin luajtur në sfidën e mbrëmshme ndaj Tottenhamit dhe ata që kishin pak minuta në këtë sfidë, ndërsa kishte lënë pushim të tjerët.

Përballë ishte U-18 e Milanit ku luan një tjetër Ibrahimovic, Maksimilian, djali i madh i Zlatan.

Ky i fundit ishte lideri i sulmit të ekipit U-18, duke luajtur përkrah të birit, i cili vepronte si sulmues në të majtën.

16-vjeçari luan sulmues krahu dhe ashtu si vëllai i tij më i vogël, Vinsent, është pjesë e akademisë së kuqezinjve, duke kompletuar familjen Ibrahimovic në strukturat e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco