Hallaçi: Me durim dhe besim do arrijmë objektivat, duhet më shumë kujdes para portës

Hallaçi: Me durim dhe besim do arrijmë objektivat, duhet më shumë kujdes para portës

21:00, 10/02/2023

 

Trajneri i Kukësit Rraman Hallaçi foli sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Kastriotit ku u ndal te gjendja e skuadrës dhe ndeshja e nesërme.

“Po bëjmë zgjidhje në stërvitje për të shënuar gola. Duhet të bëjmë me shumë kujdes para porte. Skuadra ka ardhur në ngritje.

Kundërshtari? I vlerësojmë të gjitha skuadrat njësoj. Kastrioti ka nevojë për pikët e veta por me afrimet e reja që po marrin formën e tyre, besoj do të na ndihmojnë për të dalë nga kjo situatë.

Zona e komfortit? Nuk është e lehtë të dalim direkt sepse duhet kohë. Nuk mundesh të shkosh në vendin e 4 për 3 ndeshje. Duhet durim dhe besim. Skuadra më përgjigjet dhe kuptohet që bëjmë ndryshime si me Vllazninë ku ishim pa sulmues të deklaruar. Portieri Halimi është cilësor dhe me vlera por gabime teknike ndodhin kudo. Kemi gabuar të gjithë jo vetëm Halimi.

Maksimumi i sezonit? Duhet të jemi brenda objektivit dhe objektivi është të shpëtojmë skuadrën sepse ka vite histori dhe investim.

Organika? I kemi të gjithë pa mungesa. Duhet ta theksoj që edhe kur mungon dikush, kemi të tjerë dhe nuk duhet të kemi justifikime. Prandaj është merkatoja”, tha Hallaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco