Ten Hag thyen heshtjen dhe del kundër Premier: Superliga, projekti i duhur!

Ten Hag thyen heshtjen dhe del kundër Premier: Superliga, projekti i duhur!

20:30, 10/02/2023

Propozimi i ri i publikuar nga kompania A22 për Superligën ka hapur frontin jo, nga ECA në ligat e ndryshme evropiane, deri te presidenti i La Ligës, Javier Tebas.

Sidomos në Angli, konferencat për shtyp para ndeshjes ishin një mundësi për të pyetur edhe trajnerët e Big Six anglez për një koment, duke pasur parasysh edhe protestat e tifozëve të shkaktuar nga vendimi për t’iu bashkuar nisjes së parë të projektit, ne prill 2021.

Me rastin e konferencës për shtyp, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag tha: “Jam i vetëdijshëm për dinamikën e asaj që po ndodh në asociacione, por edhe nëse shiko qe po dalin me ide te reja, me duhet ti hedh nje sy dhe te krijoj mendimin tim.

Nuk di çdo detaj të propozimit të ri, edhe sepse nuk kam pasur kohë ta lexoj duke pasur parasysh ndeshjet e shumta që po luajmë në këtë periudhë”. “Jam i sigurt se njerëzit e tjerë në klub po shikojnë dhe do të më njoftojnë në kohën e duhur dhe nëse marrin një vendim.

Klubi do të vendosë për kompeticionet e reja evropiane”, shtoi trajneri për temën e Superligës. Mendoj se struktura aktuale është e mirë, por gjithmonë do të ketë iniciativa për ta bërë futbollin më të mirë. Njerëzit gjithmonë duan të ndërtojnë më mirë, gjë që është një gjë e mirë, sepse nëse janë në favor të futbollit është gjithmonë mirë”, përfundoi menaxheri i Manchester United.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco