Në mes të skandalit, Guardiola u dërgon një mesazh të ashpër rivalëve të tij: Le të kenë kujdes

Në mes të skandalit, Guardiola u dërgon një mesazh të ashpër rivalëve të tij: Le të kenë kujdes

18:03, 10/02/2023

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli me fjalë shumë të fuqishme dhe të ashpra për akuzat e Premier League dhe hetimin që do të bëhet ndaj klubit, për shkak të keqpërdorimeve financiare.

Premier League, pas një hetimi katërvjeçar, akuzoi Cityn për shkelje të rregullave financiare në më shumë se 100 raste, gjë që mund të çojë në dënime të rënda.

Sot, para ndeshjes kundër Aston Villas, Guardiola ka dërguar një mesazh shumë të fuqishëm dhe ka thënë se ka besim te klubi dhe se nuk do të largohet nga Manchester City.

"Unë nuk do lëviz nga ky vend! Unë dua të qëndroj te Manchester City më shumë se kurrë, tani jam 100 përqind i sigurt. Njerëzit e Manchester City nuk më gënjejnë. Shikoni çfarë ndodhi me UEFA-n, ne nuk bëmë ndonjë gjë të keqe. Pse nuk duhet t'i besoj njerëzve të mi,” tha Guardiola.

Image

Eksperti i njohur spanjoll u ka dërguar një mesazh rivalëve të tij në Premier League, më saktë 19 klubeve të tjera .

"Këto 19 klube të Premier League kanë krijuar një precedent. Klubet rivale, le të jenë të kujdesshëm. Shumë klube mund të bëjnë propozime dhe shumë mund të akuzohen, siç u akuzuam ne këtë herë", shtoi Guardiola.

Spanjolli ktheu kokën pas dhe tha se klubi i tij është "i pastër" dhe se ata bënë gjithçka në përputhje me rregulloret.

"Jam plotësisht i bindur se jemi të pafajshëm dhe më pas çfarë do të ndodhë? A do të ndalemi? Që kur Abu Dhabi mori klubin, ka qenë kështu. Manchester City ka treguar se ne jemi plotësisht të pafajshëm në rastin e UEFA-s. Pse të mos mendoj të njëjtën gjë tani," përfundoi Pep.

Meqë ra fjala, Manchester City punësoi avokatin më të respektuar Lord Pannick KC, njeriun që mbrojti kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson në skandalin “Partygate”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco