Pezulloi ndeshjen për shkak të dhunës, gjyqtaren e mbyllin në stadium

Pezulloi ndeshjen për shkak të dhunës, gjyqtaren e mbyllin në stadium

14:40, 10/02/2023

Një tjetër episod negativ prek futbollin e moshave në Itali. Në një ndeshje të kampionatit të të rinjve, gjyqtarja kryesore, që e kishte ndërprerë përfundimisht takimin për shkak të një sherri masiv në fushë, u la e mbyllur e vetme në stadium.

Kjo i ka ndodhur një vajze në provincën e Brescias, me rastin e ndeshjes mes Darfo Boarios dhe Carpenedolo, e pezulluar në minutën e 26-të të pjesës së dytë, “për shkak të një “përleshjeje” ku u përfshinë pothuajse të gjithë lojtarët e pranishëm të të dyja skuadrave, si dhe drejtuesit e të dy klubeve”, siç shpjegohet në raport nga e njëjta arbitre.

“Ndërsa ajo u largua nga fusha – shkruhet në deklaratën e lëshuar si pjesë e masave disiplinore nga Komiteti Rajonal i Lombardisë – gjyqtarja u rrethua nga anëtarët e të dy klubeve, të cilët kundërshtuan vazhdimisht dhe me forcë vendimin për të pezulluar përfundimisht ndeshjen.

Ajo shkoi duke qarë në dhomën e zhveshjes së arbitrave, pa marrë përkujdesjen e askujt. Kur doli jashtë, nuk pa askënd dhe kuptoi se ishte braktisur dhe mbyllur brenda stadiumit. Të dyja skuadrat humbën ndeshjen në tavolinë dhe morën gjobë.

Darfo Boarion, klubi pritës, u gjobit edhe me 100 euro gjobë “për asistencë të papërshtatshme ndaj arbitrit në fund të ndeshjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco