Aventurë e re për Kristi Qosen, mesfushori shqiptar rikthehet te ish-skuadra

Aventurë e re për Kristi Qosen, mesfushori shqiptar rikthehet te ish-skuadra

11:38, 07/02/2023

Mesfushori 27-vjeçar, Kristi Qose i cili numëron tri ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, është zyrtarizuar te skuadra sllovake, Zemplín Michalovce. Në fakt, Qose është rikthyer te kjo skuadër, pasi ka qenë pjesë e saj para thuajse gjashtë vitesh në formë huazimi nga PAOK-u i Selanikut.

Në njoftimin e klubit sllovak shkruhet:

“I lindur në qytetit të Bilishtit, u rrit duke luajtur futboll në klubet e Selanikut PAOK dhe Iraklis, prej nga mbërriti në Michaloviec për herë të parë në verën e vitit 2016. Gjatë huazimit të tij njëvjeçar, ai luajti 25 ndeshje për skuadrën verdheblu dhe ishte shtylla kryesore e skuadrës. Më pas ai u transferua te Ružomberok, ku qëndroi deri në dimrin e vitit 2020. Që atëherë, ai luajti për fqinjët tanë perëndimorë në Republikën Çeke, fillimisht në Karvina (deri në verën e 2022) dhe më pas për pak kohë në Pilsen.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco