Goli i parë në karrierë si profesionist, Alivoda me dedikim special

Goli i parë në karrierë si profesionist, Alivoda me dedikim special

14:56, 04/02/2023

E premtja e 3 shkurtit 2023 do të mbahet mend gjatë nga mesfushori 19-vjeçar, Rejan Alivoda. Ai shënoi golin e parë në karrierën e tij me Vllazninë dhe për më tepër në një ndeshje shumë të rëndësishme që vendosi kualifikimin e kuqebluve në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

“Jam shumë i kënaqur për golin, por më shumë për kualifikimin e Vllaznisë. Goli im i parë shkon për familjen, por edhe gjithë stafin që kanë besuar tek unë. Ia dedikoj gjyshit tim të ndjerë”, ka thënë fillimisht Alivoda pas ndeshjes me Bylisin, ndërsa foli edhe për vazhdimësinë e tij në skuadër dhe objektivat e Vllaznisë në kampionat dhe Kupë.

Image

“Jam shumë i kënaqur me atë që po jap dhe shpresoj që të luaj sa më mirë dhe të justifikoj plotësisht besimin e stafit teknik dhe shokëve. Tashmë do të luajmë ndaj Partizanit, që është një sfidë shumë e fortë. Partizanin e kemi mundur në fillim të këtij viti, pavarësisht se ka një ekip shumë të mirë. Fitorja e ndeshjes së fundit ndaj tyre na jep optimizëm që të bëjmë të njëjtën gjë edhe në ndeshjet e Kupës, duke u kualifikuar më tej”, deklaroi Alivoda, i cili komentoi edhe takimin e së martës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco