Transferimi më i madh i Newcastle mund të përfundojë në burg pas vetëm pesë ditësh në klub

Transferimi më i madh i Newcastle mund të përfundojë në burg pas vetëm pesë ditësh në klub

13:36, 04/02/2023

Transferimi më i madh i Newcastle në merkaton e dimrit, Anthony Gordon, mund të përfundojë në burg pas vetëm pesë ditësh të kaluar në klubin e tij të ri.

Gordon mbërriti në Newcastle nga Everton për 45 milionë. Te skuadra nga Liverpool, talenti 21 vjeçar u imponua me lojëra të shkëlqyera, duke e bërë të qartë se do të jetë një nga lojtarët më të mirë në Premier League në të ardhmen.

Megjithatë, fillimi i tij te Newcastle është për t’u harruar. Pas vetëm pesë ditësh qëndrim në klub, Gordon mund të përfundojë në burg dhe për krimin që ka kryer rrezikon deri në gjashtë muaj burg.

Kështu, para dy ditësh i është hequr patenta dhe atij i është ndaluar të ngasë makinën, por mesfushori anglez nuk i ka kushtuar rëndësi kësaj. Mbrëmë Gordon u fotografua në Mercedesin e tij prej 100,000 £ duke shëtitur  me të dashurën e tij Annie Keating.

Gordon parkoi automjetin e tij jashtë hotelit Hilton në Gateshead dhe kamerat i kapën të gjitha dhe ai mund të përfundojë në burg pas këtij veprimi.

I është hequr patenta e drejtimit pas shkeljeve që kanë të bëjnë me shpejtësinë dhe parkimin e paligjshëm. Në seancën stërvitore të djeshme në Everton, ai u largua dhe u mor nga e dashura e tij, por në pjesën e mbetur të ditës ai nuk i kushtoi rëndësi rregullave dhe mund të përballet me një problem të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco