Interi fillon fushatën e rinovimeve, zikaltrit zgjasin marrëveshjen me një mbrojtës

Interi fillon fushatën e rinovimeve, zikaltrit zgjasin marrëveshjen me një mbrojtës

19:06, 02/02/2023

Martesa mes Interit dhe Matteo Darmian është e destinuar të zgjasë të paktën edhe një tjetër sezon. Mbrojtësi italian ka rinovuar kontratën e tij dhe do të qëndrojë i lidhur me zikaltrit të paktën deri në vitin 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Matteo Darmian ka firmosur një kontratë të re e cila skadon më 30 qershor të vitit 2024.

Darmian i cili u transferua në verën e vitit 2021 nga Parma tek Interi është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën si në kohën e Antonio Contes në drejtim ashtu edhe nën udhëheqjen e Simone Inzaghit. Së fundmi Darmian i ka dhuruar Interit edhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pasi realizoi golin e vetëm të përballjes ndaj Atalantës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco