Zyrtare/ Largohet vetëm pas pak muajsh nga Lituania, Ergys Kaçe ndërron sërish skuadër

Zyrtare/ Largohet vetëm pas pak muajsh nga Lituania, Ergys Kaçe ndërron sërish skuadër

13:00, 02/02/2023

Ergys Kaçe po kalon një periudhë të vështirë në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar nuk po arrin të jetë titullar fiks në sezonet e fundit, duke bërë që të ndërrojë shpesh skuadra.

Pas Partizanit dhe Veria-s, 29-vjeçari i ka dhënë fund bashkëpunimit me Panaevezys-in.

Përvoja e tij në Lituani nuk shkoi ashtu siç pritej për të, pasi regjistroi vetëm 6 paraqitje, gjatë së cilave ka shënuar edhe një gol. Pas 4 muajve bashkëpunim, palët kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

Kaçe është kthyer përsëri në Greqi. Lojtari është zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme në radhët e Volosit.

Ka qenë vetë klubi që ka bërë të ditur lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”. Volos aktualisht renditet në vendin e 6 në elitën e futbollit grek.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco