A është Arsenali favorit për të nënshkruar me Rice?

A është Arsenali favorit për të nënshkruar me Rice?

12:00, 30/01/2023

Declan Rice mund ti bashkohet Arsenalit nëse ai largohet këtë verë nga West Ham.

Mesfushori është pothuajse i sigurt se do të largohet nga West Ham, pasi dëshiron të testojë veten në Ligën e Kampionëve.

West Ham do të shpresojë të marrë më shumë se 100 milionë paund për Rice, gjë që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë britanik. Megjithatë, kontrata e ndërkombëtarit anglez zgjat deri në verën e vitit 2024, me opsionin e një viti shtesë, dhe kjo mund ta detyrojë West Hami të pajtohet me një tarifë prej 80 milionë paund.

Sipas “The Guardian”, Rice favorizon bashkimin me Arsenalin 'për shkak të perspektivës për të luajtur për Mikel Arteta, i cili ka hartuar planet se ku do të përshtatet kapiteni i West Ham në ekipin e tij'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco