Mesazhi i fortë i Dani Alves nga burgu

Mesazhi i fortë i Dani Alves nga burgu

11:25, 30/01/2023

Dani Alves ka nisur një jetë të re… në burg. Ashtu siç pritej, përshtatja e brazilianit po ndërlikohet për shkak të akuzës së rëndë me të cilën përballet, përdhunim ndaj një vajze të re në një klub nate në Barcelonë, më 30 dhjetor.

“La Vanguardia” publikon se kjo përshtatje ka nisur me futbollin, pasi Dani Alves ka debutuar në një ndeshje me të burgosur të tjerë, që u zhvillua të enjten e kaluar. Ky burim siguron se “pritshmëria ishte e madhe”, pasi shumë nga të burgosurit e kanë idhull mbrojtësin dhe donin të shihnin nga afër cilësitë e ish-kapitenit të Brazilit.

Njëri prej tyre ka zbuluar për gazetën spanjolle fjalët që i ka thënë Dani Alves: “Futbollisti është lënë jashtë dhe Dani që është këtu, është një tjetër njeri. Unë do të pranoj atë që vjen. U largova nga shtëpia kur isha 15 vjeç. Kam kapërcyer në jetën time situata shumë të vështira dhe të ndërlikuara. Kjo do të jetë një tjetër situatë që do të kalojë. Asgjë nuk më tremb”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco