Superiore/ Mësoni tre përballjet e fundit të javës së 19-të

Superiore/ Mësoni tre përballjet e fundit të javës së 19-të

09:02, 30/01/2023

“Abissnet Superiore” luan tre ndeshjet e fundit të javës së 19-të, ku në lojë është gjithçka.

Në orën 13:00, Laçi pret në shtëpi Teutën. Kurbinasit duan të lënë pas zonën e ftohtë të mbijetesës dhe të synojnë Europën, por durrsakët nuk kanë ndër mend t’ia bëjnë të lehtë, pasi dhe ata janë në lojë për mbijetesën.

Në orën 19:00, Partizani pret në kryeqytet Egnatian. “Demat” kanë shansin për t’u afruar me Tiranën kryesuese, duke parë dhe gafën e kësaj të fundit përballë Kukësit. Nga ana tjetër, rrogozhinasit nuk fitojnë prej tre ndeshjesh dhe kështu nuk duan të humbasin më shumë terren në garën për Europë.

Po në këtë orë, në stadiumin “Niko Dovana” do të luajnë Erzeni me Vllazninë. Shijakasit kërkojnë të lënë pas atë humbje me Tiranën dhe të vazhdojnë ëndrrën e tyre për një vend në zonën europiane. Gjithsesi kuqeblutë duan gjithashtu të përfitojnë nga gafa e Tiranës, në mënyrë që të afrohen akoma dhe më shumë në garën për titull

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco