Allegri fillon të vihet në presion: Duhet të bëjmë pikë për të siguruar mbijetesën

Allegri fillon të vihet në presion: Duhet të bëjmë pikë për të siguruar mbijetesën

20:16, 29/01/2023

Masimiliano Allegri është i qartë se tashmë Juventusi i tij duhet të harrojë ëndrrat me Europën.

Penalizimi me pikë e ka larguar nga zona e rëndësishme e tabelës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, forma që po tregon skuadra e ka shtyrë drejt fundit të tabelës.

Kështu, pas humbjes 2-0 përballë Monzës, ai u shfaq para gazetarëve duke deklaruar se skuadra e tij duhej të mendonte që të bënte sa më parë pikë jo për të kapur skuadrat e katërshes së parë, apo atyre që janë në zonën e Europës, por për të shmangur ekipet e fundit.

“Është normale që është një moment delikat, por pastaj duhet të marrim në konsideratë faktin që gjërat e jashtme nuk duhet të na përkasin ne. Vetëm një pikë në tre ndeshje, duhet të kemi një qasje ndryshe ndaj ndeshjeve. Kishim pak reagim, ndërsa pjesa e dytë ishte e bukur.

Nuk ka alibi dhe justifikime, duhet të jemi të përgjegjshëm, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që skuadra ka 23 pikë në klasifikim, duhet të bëjmë pikë që na sigurojnë të paktën mbijetesën. Ky është klasifikimi real, të mendojmë se kemi 38 pikë nuk ka shërbyer.

Ky është momenti më i veçantë më shumë se i vështirë në karrierë. Duhet punuar për të bërë më mirë. Që nesër duhet ë rikuperojmë energji për ndeshjen me Lazion. Na vjen keq për tifozët se stadiumi ishte plot”, tha Allegri pas humbjes 2-0 ndaj Monzës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco