Milani u turpërua nga Sasuolo, Pioli: Situatë shokuese, për titullin jemi dorëzuar

Milani u turpërua nga Sasuolo, Pioli: Situatë shokuese, për titullin jemi dorëzuar

18:48, 29/01/2023

Milani është në krizë totale dhe këtë e konfirmojnë më së miri rezultatet e muajit janar.

Vetëm një fitore ndaj Salernitanës e dy barazime ndaj Romës e Lecces, ndërsa së fundi numërojnë tre humbje radhazi.

Derbi, Lazio dhe së fundi Sassuolo, plot 12 gola të pësuar, një skuadër në kaos total dhe këtë e pranon edhe Stefano Pioli, që e ka të vështirë të komentojë disfatën e fundit në shtëpi.

“Është një moment shumë i vështirë, me skuadrën që ka dëshirën dhe sjelljen e duhur, por nuk arrin të reagojë. Në vështirësinë e parë, kalojmë direkt në krizë dhe nuk reagojmë dot. Kemi humbur soliditetin në mbrojtje, por mbi të gjitha forcën e reagimit”, u shpreh trajneri kuqezi.

Javën e ardhshme është derbi ndaj Interit dhe Pioli do të duhet të bëjë llogaritë me mungesat, por në të njëjtën kohë paralajmëron ndryshime, si në skemë, ashtu edhe në emra lojtarësh.

“Është shokuese të mendosh që do të vazhdojmë kështu. Është e qartë që për të ndryshuar rezultatet, duhet të ndryshosh diçka në emra e skemë. Ky rreshtim na ka dhënë shumë suksese, por tani nuk po marrim përgjigjet e duhura, ndaj duhet të gjejmë zgjidhje. Premtoj se do të punojmë gjithë javën, për të fituar në derbi”, deklaroi Pioli.

Në fund tekniku kuqezi pranoi se mbrojtja e titullit është mision i pamundur.

“Për titullin nuk mendojmë më, pasi është e pamundur të rikthehemi në krye. Duhet të mendojmë për zonën Champions, pasi është objektiv i detyruar për ne”, tha tekniku kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco