Olimpiada 'Paris 2024', Ukraina mendon bojkotin: Ndaloni rusët e bjellorusët

Olimpiada 'Paris 2024', Ukraina mendon bojkotin: Ndaloni rusët e bjellorusët

21:36, 28/01/2023

Ukraina mendon bojkotin e Olimpiadës Paris 2024. Kërcënimi vjen nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të rrisë numrin e sportistëve rusë dhe bjellorusë, që do të lejohen të marrin pjesë në evenimentin e vitit të ardhshëm.

Deklarata është dhënë nga Ministri ukrainas i Sporteve, Vadim Gutzeit, si reagim pas lajmeve se IOC po “shqyrton alternativat për të pranuar në Lojëra sportistët nga Moska dhe Minsku”.

Sinjali i dhënë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk është pritur aspak mirë nga qeveria angleze, por edhe nga kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo.

Tashmë është Ukraina ajo që kërcënon një lëvizje, e cila e bën praktikisht të pamundur gjetjen e zgjidhjes nga organizatorët e Lojërave Olimpike. Sipas ministrit ukrainas të sportit “nuk mund të bëhen marrëveshje me përfaqësues të vendeve terroriste”.

Ukraina është e palëkundur në qëndrimin e saj: për aq kohë sa lufta vazhdon, duhet të vazhdojnë edhe sanksionet ndaj sportistëve rusë dhe bjellorusë. Madje, sipas autoriteteve në Kiev, atletët e këtyre vendeve nuk duhet të lejohen as që të konkurrojnë me flamurin e Komitetit Olimpik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco