Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës

10:38, 28/01/2023

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare, Carlo Tavecchio, ish-president i Federatës Italiane të Futbollit.

Tavecchio ishte shtruar prej një jave në spital për shkak se vuante pneumonia.

Image

Ai ishte nga të paktët në botën e futbollit që dha dorëheqjen pasi kombëtarja italiane nuk arriti të kualifikohej në Botërorin 2018. Një gjest i bërë me vetëdijen, pasi ai e dinte mire se dështimi për t'u kualifikuar në botëror, nuk mund të përtypej lehtë.

Në vitin 2021 ai u bë presidenti i LND Lombardia, një klubi amator në ligat rajonale. Funerali i tij pritet të mbahet të hënën e 30 janarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco