Tottenham bën transferimin më të çmendur, rrëmben lojtarin para se të nënshkruante kontratën

Tottenham bën transferimin më të çmendur, rrëmben lojtarin para se të nënshkruante kontratën

20:25, 24/01/2023

Tottenham ka realizuar transferimin më të çmendur të merkatos së janarit pasi përfundoi marrëveshjen për të nënshkruar me Arnaut Danjuma, 25 vjeç, nga Villarreal, pavarësisht se sulmuesi holandez ishte një objektiv i Evertonit.

Kështu, fundjavën e kaluar, klubi nga Liverpooli bëri ekzaminimet mjekësore me Danjum dhe klubet arritën marrëveshje.

Kontratat duhej të nënshkruheshin sot dhe Danjuma duhej të bëhej lojtar i skuadrës së parafundit Permier League, por përfundoi te Tottenham.

 

Mbrëmjen e djeshme klubi londinez i ka hyrë biznesit me një ofertë për Villarrealin, duke i ofruar një huazim me rrogën e lojtarit të mbuluar deri në fund të sezonit.

Villarreal e pranoi dhe Danjuma zgjodhi Tottenhamin në vend të Evertonit dhe u transferua menjëherë te skuadra e Antonio Contes.

 

Danjuma do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën me Tottenhamin në 24 orët e ardhshme. Ai shënoi gjashtë gola në 17 paraqitje për Villarreal këtë sezon, ndërsa bëri gjashtë paraqitje për kombëtaren holandeze dhe shënoi dy gola.

Kujtojmë se Tottenham është në vendin e pestë në Premier League me tre pikë më pak se skuadrat që janë në pozitat që çojnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco