Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Serie A/ Juventus-Atalanta, shënohen 6 gola në ‘Allianz Stadium’... për 1 pikë

Serie A/ Juventus-Atalanta, shënohen 6 gola në ‘Allianz Stadium’... për 1 pikë

22:52, 22/01/2023

Në takimin e parë pasi iu hoqën 15 pikë nga klasifikimi i përgjithshëm i Serisë A (për balance të rreme), Juventusi “ngec” në “Allianz Stadium” përballë një prej skuadrave më në formë për momentin.

Bardhezinjtë barazuan 3-3 ndaj Atalantës në një ndeshje të cilën e nisën keq, përmbysën rezultatin e në fund pësuan sërish për të lënë dy pikë para tifozëve vendës.

Juventusi pëson gol që në minutën e pestë në sfidën e “Allianz Stadium” kundër Atalantës.

Bardhezinjtë u ndëshkuan nga Lookman, pasi asistit të dhënë nga Jeremie Boga.

Një nisje e vështirë për bardhezinjtë, që vetëm dy ditë më parë u ndëshkuan me heqjen e 15 pikëve në klasifikim për mashtrim me bilancet.

Kundërpërgjigjja e Juventusit erdhi fillimisht në minutën e 25-të, me penalltinë e shndërruar në gol nga Di Maria.

10 minuta pas golit të barazimit, Milik, i asistuar nga Fagioli, përmbysi rezultatin, 2-1.

E pabesueshme ajo që ndodh me fillim e pjesës së dytë. Maehle, i shërbyer nga Lookman, duke i dhënë një tjetër kthesë sfidës.

Në minutën e 55-të, ashtu si në rastin e golit të parë të takimit, Lookman shënoi të dytin personal pas bashkëpunimit me Bogan.

Sfida në “Allianz Arena” ka shumë për të ofruar. Në të 65-tën barazon sërish Juventusi me Danilon, 3-3.

Deri në fund shifrat nuk ndryshojnë më, teksa dy skuadrat ndajnë nga 1 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco