VIDEO/ Arbitri tregon kartonin e bardhë në Portugali, ja çfarë funksioni ka rregulli i ri

VIDEO/ Arbitri tregon kartonin e bardhë në Portugali, ja çfarë funksioni ka rregulli i ri

13:26, 22/01/2023

Skuadrat e Sporting-ut dhe Benfica-s kanë marrë një karton të bardhë nga arbitri pas futjes në Portugali të rregullit të ri. Tifozët e futbollit janë mësuar të shohin lojtarët të ndëshkohen me kartonë të verdhë dhe të kuq.

Megjithatë, nuk do ta kenë të lehtë të përshtaten me arbitrat që tregojnë një karton të bardhë, që ka funksionin e kundërt. Tifozët në Portugali e kanë parë për herë të parë kartonin e ri në ndeshjen e luajtur mes skuadrave të fermave të Sporting-ut dhe Benfica-s në Kupë.

Me Benfica-n që kryesonte 3-0, dikush në stol është ndier keq në fundin e pjesës së parë. Stafet mjekësore të dy ekipeve kanë shkuar menjëherë në ndihmë të personit.

Pasi situata është zgjidhur, arbitri u pa të tregonte një karton të bardhë. Tifozët kanë reaguar me brohoritje në momentin e shfaqjes së kartonit të bardhë. Këto kartonë janë pjesë e një nisme të re në Portugali.

Ndryshe nga kartoni i verdhë dhe ai i kuq, që përdoren për të ndëshkuar skuadrat, ai i bardhi tregohet për të vlerësuar klubet për fair play. Ideja e re ka nisur për të inkurajuar vlera etike në sport.

Benfica e ka fituar ndeshjen çerekfinale të kupës me rezultatin 5-0. Edhe pse nuk është përhapur akoma, kartoni i bardhë është vetëm risia e fundit në futboll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco