VIDEO/ Ndeshje e veçantë për futbollistin 48-vjeçar, futet në fushë kundër Lyon dhe shkruan historinë

VIDEO/ Ndeshje e veçantë për futbollistin 48-vjeçar, futet në fushë kundër Lyon dhe shkruan historinë

10:06, 22/01/2023

Një moment historik u regjistrua në duelin e Kupës së Francës, mes Lyon dhe Chamberi, që përfundoi me rezultatin 3-0.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Blank, iu fal tripletës sëAlexandre Lacazette, ndërkohë në minutën e 63-të, në fushën e lojës për skuadrën që militon në ligën e tretë franceze, u fut edhe futbollisti 48-vjeçar, Akrour.

Image

Bëhet fjalë për sulmuesin algjerian, i cili ka lindur më 10 korrik 1974. Hyrja e tij në fushë bëri historinë e futbollit francez. Lojtari ka luajtur tashmë dy ndeshje në Kupën e Francës, por askush në moshën e tij nuk kishte luajtur ndonjëherë në raundin e 1/16-ave.

Në të kaluarën Akrour  ka veshur fanella të rëndësishme si Le Havre, Grenoble dhe Troyes në karrierën e tij dhe që aktualisht po përjeton një lloj rinie të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco