Ish-sulmuesi i Man. United shndërrohet totalisht, nuk e njohin as tifozët

Ish-sulmuesi i Man. United shndërrohet totalisht, nuk e njohin as tifozët

08:57, 22/01/2023

Në “Old Trafford” e kujtojnë mjaft mirë Ben McClair, i cili ka qenë një nga protagonistët e Manchester United në vitet ’90. Ish-sulmuesi skocez ka veshur fanellën e “djajve të kuq” për plot 11 vite në periudhën 1987-1998, duke shënuar 78 gola në 377 ndeshje, në të gjithë kompeticionet.

Aktualisht McClair është 59-vjeç, por është shndërruar totalisht dhe edhe fansat e tij më të “zjarrtë”, ata që e kujtojnë më mirë, vështirë se e njohin, nëse e shohin në rrugë. 

Në një foto që po qarkullon së fundi, skocezi shfaqet me mjekër e flokë të gjata, një shndërrim total me fotot e 2015-ës, kur ishte akoma pjesë e Manchester United, si drejtues në sektorin e të rinjve. 

Ben McClair ka fituar 9 trofe me Manchester United, mes të cilëve edhe 4 herë Premier Leaguen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco