Në Itali janë të sigurt, klubi i Serie A gati të plotësojë dëshirat e Partizanit për Skukën

Në Itali janë të sigurt, klubi i Serie A gati të plotësojë dëshirat e Partizanit për Skukën

21:47, 19/01/2023

 

 

Të tjera lajme të rëndësishme vijnë nga Italia për sa i përket të ardhmes së Xhuliano Skukës. Hellas Verona nuk dorëzohet për të marrë shërbimet e sulmuesit të Partizanit dhe po përgatit një tjetër sulm për të transferuar 24-vjeçarin.

Edhe pse në Shqipëri është mohuar shpesh largimi i Skukës në këtë merkato dimri nga Partizani, në Itali mendojnë të kundërtën. Tuttomercatoweb bënë me dije se Verona është gati që të bëjë një hap përpara në këtë tratativë. Megjithatë oferta deri më tani kap shumën e 450 mijë eurove.

Partizani i ka bërë me dije Hellas Veronës se nuk dëshiron ta lejë të lirë sulmuesin dibran pa siguruar të paktën 1 milionë euro dhe një përqindje të caktuar të kartonit. Ndërkohë që tratativa për momentin po pengohet edhe nga sulmuesi Henry. Verona kërkon që fillimisht të shesë lojtarin dhe më pas në vend të tij të blejë Xhuliano Skukën, ku nuk përjashtohet mundësia që të plotësojë kërkesat e Partizani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco