Miqësorja e U-17/ Shqipëria mundet në testin e parë me Turqinë në ‘Air Albania’

Miqësorja e U-17/ Shqipëria mundet në testin e parë me Turqinë në ‘Air Albania’

21:43, 18/01/2023

Është luajtur këtë të mërkurë miqësorja e parë me Shqipërisë U-17 dhe Turqisë U-17, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, që u mbyll me rezultatin 0-3 në favor të miqve.

Trajneri kuqezi, Ervin Bulku, e nisi ndeshjen me këtë formacion: Dervishi, Bastari, Avdullari, Kurti, Bakiu, Selmani, Jaku, Vranici, Belloj, Bode, Sulejmani.

Pas një fillimi të balancuar me të dyja skuadrat që tentojnë të marrin kontrollin e lojës janë miqtë të cilët kalojnë të parët në avantazh në minutën e 10-të me mbrojtësin Mertcan Ayhan që godet saktë me kokë në qendër të zonës pas një goditje nga këndi, duke mposhtur portierin Dervishi.

Në minutën e 15-të sulmuesi Flavio Sulejmani tenton të befasojë me një gjuajtje nga një distancë e largët portierin turk me topin që fatkeqësisht përfundon jashtë kuadratit.

Minuta e 17-të penallti arbitri akordon penallti për Turqinë pas një ndërhyrje në zonë të Bodes, e cilësuar si e parregullt.

Nga pika e bardhë godet Canlopat, por Dervishi kupton krahun dhe grushton gjuajtjen.

Në vijim të aksionit është Gokay gjuan dhe dërgon topin në portë, ndërkohë që arbitri kryesor ka vërshëllyer për një faull në momentin e ekzekutimit të penalltisë pasi disa lojtarë turq kanë hyrë para kohe në zonë.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-1 në favor të turqve, teksa nuk pati të tjera raste për t’u shënuar.

Me fillimin e pjesës së dytë tekniku Bulku bën dy zëvendësime duke hedhur në fushë Devi Duron dhe debutuesin Muhadin Sulejmanin në vend të Ergi Bastarit dhe Egert Selmanit.

Në minutën e 52-të Canlopat godet portë pas një aksioni nga e majta me topin që bllokohet nga portieri Dervishi.

Dy minuta më pas Kombëtrja kuqezi kë një rast nga goditja e këndit, por topi i goditur nga Avdullari përfundon jashtë.

Shqipëria U-17 e ka nisur mirë dhe i afrohet shumë golit sërish me Flavio Sulejmanin, i cili gjuan dy herë portën me portierin turk që bllokon tentativën e parë, ndërsa e dytë përfundon jashtë.

Më pas është radha e Turqisë të shfaqet dy herë rrezikshëm në anët e Dervishit, ndonëse nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës.

Në minutën e 68-të turqit arrijnë të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Veis Yiliz, i cili është i saktë me gjuajtjen e tij nga distanca.

Kuqezinjtë reagojnë dhe i afrohen golit të parë me rastin e Toskut, i cili nuk arrin ta godasë sferën si duhet brenda zonës.

Minutat në vazhdim janë me ritëm të lartë teksa të dyja skuadrat kanë raste të mira për shënim.

Për Shqipërinë janë Duro dhe Kurti që rrezikojnë dhe në të dyja rastet portieri Cevikkan neutralizon goditjet.

Sakaq, kuqezinjtë bëjnë edhe disa zëvendësime të tjera, duke aktivizuar edhe disa lojtarë të tjerë.

Në minutën e 89-të, Turqia realizon edhe golin e tretë me Kaçmaz që finalizon saktë me të djathtën në distancë të afërt me portën, duke shënuar.

Në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshon dhe miqësorja mbyllet me fitoren 3-0 të Turqisë.

Shqipëria U-17 do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Turqisë që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” më 20 janar duke nisur nga ora 15:00.

Miqësore

Shqipëri U17 – Turqi U17             0-3

Shënues: Mertcan Ayhan 10’, Veis Yiliz 68’, Furkan Emin Kaçmaz 89’

Shqipëria U-17: Dervishi, Bastari (Duro 46’), Avdullari (Goroshojani 73’), Kurti, Bakiu, Selmani (M. Sulejmani 46’), Jaku (Pepa 62’), Vranici, Belloj (Hajdari 73’), Bode (Tosku 62’), F. Sulejmani (Mziu 88’).

Trajner: Ervin Bulku

Turqia U-17: Cevikan, Celik (Subasi 55’), Cetin, Ayhan (Akcicek 73’), O. Yilmaz ( T. Yilmaz 83’), Akman, Arslan (Yiliz 55’), Gyrypyz (Ingenc 73’), Gokay (Kaya 83’), Canlopat (Arkutcu 55’), Dilek (Kaçmaz 73’).

Trajner: Zenik Onatli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco