'Disa lojtarë ishin xhelozë ndaj Benzema', vijojnë debatet në Francë

'Disa lojtarë ishin xhelozë ndaj Benzema', vijojnë debatet në Francë

20:50, 18/01/2023

 

Në Francë vazhdon të shkaktojë debat çështja Karim Benzema. “Topi i Artë” nuk përfitoi asnjë minutë në Botërorin e Katarit. Sulmuesi u rikuperua dhe ishte gati të jepte kontributin e tij në finalen e madhe kundër Argjentinës, por Didier Deschamps zgjodhi të mos përfitonte nga klasi dhe eksperienca e kapitenit të Realit të Madridit.

Patrice Evra i ka dalë në krah 35-vjeçarit, duke hedhur akuza të forta për lojtarët e nënkampionëve të botës. “Ka një problem në aspektin human, unë u zhgënjeva nga qëndrimi i lojtarëve.

Duke e parë nga jashtë m’u krijua përshtypja sikur Benzema mërziti shumë njerëz. Duhet të shkosh në luftë për një shok skuadre! Po ju jap shembullin e Di Maria-s, i cili ishte i dëmtuar gjatë gjithë Kupës së Botës.

Por, ai luajti në finale dhe shënoi gol, ndërsa ne nuk shfrytëzuam fituesin e Topit të Artë. Edhe trajneri ka përgjegjësitë e tij, pasi është personi që merr vendime. Mendoj se Deschamps gjithmonë vendos ekipin përpara çdo individi.

Flitet gjithashtu se disa lojtarë ishin të zemëruar dhe xhelozë kundrejt Benzema. Ata bënë të njëjtin gabim si Kampionët e Botës të vitit 1998, të cilët mendonin se skuadra franceze ishte e tyre. Skuadra kombëtare është e të gjithëve”, u shpreh Evra, i cili veshi 81 herë fanellën e “Gjelave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco