Luis Suarez shënon 3 gola për Gremion, debuton me trofe në Brazil

Luis Suarez shënon 3 gola për Gremion, debuton me trofe në Brazil

18:50, 18/01/2023

Debutim perfekt për Luis Suarez në Brazil. Sulmuesi i njohur firmosi me Gremion deri në dhjetorin e vitit 2024.

“El Pistolero” debutoi mes koreve të tifozëve të rinj në finalen e Recopa Gaucho përballë Sao Luiz.

Gremio triumfoi 4-1 në duelin e Superkupës mes ekipeve fituese të kampionatit shtetëror Gaucho 2022 dhe Kupës së Referencës. Tre nga golat i realizoi uruguaiani.

Suarez zhbllokoi takimin shumë shpejt (4’), ndërkohë që kompletoi tregolëshin e tij me dy finalizime të tjera (30’, 38’).

Tre gola të bukur: i pari me parabolë me të jashtmen, më pas i vetëm përballë portierit dhe i treti me një diagonale potente.

Në pjesën e dytë erdhi zëvendësimi i shoqëruar me “Standing Ovation”.

Tifozët e Gremios kanë gjetur idhullin e ri, ndërkohë që 35-vjeçari shijoi golat dhe trofeun e parë në tokën braziliane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco