Rezultat surprizë në Kupën e Italisë, Cremonese eliminon Napolin dhe shkon në çerekfinale

Rezultat surprizë në Kupën e Italisë, Cremonese eliminon Napolin dhe shkon në çerekfinale

08:53, 18/01/2023

Cremonese i surprizon të gjithë duke eliminuar Napolin nga Kupa e Italisë dhe duke kualifikuar në fazën çerekfinale.

Koha e rregullt, por edhe shtesa e sfidës Napoli-Cremonese u mbyll me barazimin 2-2, kështu që u deshën penalltitë që të vulosnin fatet e këtij takimi, me Lobotkën që ishte ai i cili humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë që vendasit të eliminohen.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, duke shënuar me Pickel në minutën e 18’.

Megjithatë vendasit gjetën barazimin në minutën e 33’ me Juan Jesus, teksa Simeone realizoi golin e dytë për Napolin në minutën e 36’.

Cremonese e kërkoi me ngulm barazimin dhe ia doli ta gjejë me Afena-Gyan në minutën e 87’, duke e çuar sfidën në shtesë, ku as ajo kohë nuk mjaftoi për të përcaktuar ekipin e kualifikuar për në çerekfinale dhe të eleminuarin nga Kupa e Italisë, ishin penalltitë të fituara nga Cremonese me rezultatin 4-5 që vendosën.

Kështu pas kësaj fitoreje Cremonese do të gjejë në çerekfinale skuadrën e Romës, që u kualifikua pas fitores minimale 1-0 ndaj Genoas.

Miqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 18’ me golin e Pickel. Në minutën e 33’ pas një rrëmuje në zonë, Juan Jesus gjeti rrugën drejt rrjetës dhe barazoi për Napolin. Tre minuta më pas, në minutën e 36’ Simeone shënoi golin e dytë për vendasit dhe përmbysi gjithçka.

Cremonese nuk dorëzohet, Afena-Gyan barazon me një goditje me kokë në minutën e 87’ dhe rindez shpresën te skuadra e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco