'The Best'/ FIFA zbulon  të gjithë të nominuarit, bie në sy mungesa e Ronaldo-s

'The Best'/ FIFA zbulon të gjithë të nominuarit, bie në sy mungesa e Ronaldo-s

17:32, 12/01/2023

Si çdo vit, FIFA prezanton çmimet e saj. Organi drejtues i futbollit botëror sapo ka zbuluar emrat e të gjithë lojtarëve të nominuar në kategori të ndryshme. Si për kujtesë, një panel ekspertësh përzgjodhi të gjithë emrat e listuar më poshtë.

“Për lojtarët meshkuj dhe femra, çmimet jepen në bazë të performancës në fushë dhe sjelljes së përgjithshme brenda dhe jashtë fushës, ndërsa për trajnerët meshkuj dhe femra, çmimet bazohen në performancën në fushë dhe sjelljen e përgjithshme të ekipeve të tyre brenda dhe jashtë fushë”, shpjegon FIFA.

Data e prezantimit të trofeve do të jetë 27 shkurt 2023 dhe fituesit me fat do të zgjidhen nga një juri e përbërë nga trajnerë, kapitenë të kombëtareve, gazetarë specialistë dhe mbështetës të regjistruar në faqen e FIFA.com. Në kategorinë “FIFA player” nuk ka surpriza të vërteta.

Të pranishëm janë lojtarët kryesorë të Botërorit 2022: Lionel Messi, Kylian Mbappé, Julian Alvarez, Achraf Hakimi apo edhe Luka Modric. Topi i Artë 2022, Karim Benzema, është padyshim aty, ashtu si Neymar apo Erling Haaland. Ndërsa mungon emri i Cristiano Ronaldos, i cili prej kohësh injorohet në votimet e FIFA-s. Së fundi, nga ana e trajnerëve, Lionel Scaloni është favorit përpara Didier Deschamps dhe madje Carlo Ancelotti, fitues i Ligës së Kampionëve. Gjithashtu bie në sy prania e trajnerit maroken, Walid Regragui.

Lojtari i FIFA-s:

Julian Alvarez

Jude Bellingham

Karim Benzema

Kevin de Bruyne

Erling Haaland

Ashraf Hakimi

Robert Lewandowski

Sadio Mane

Kylian Mbappe

Lionel Messi

Luka Modric

Neymar

Mohammad Salah

Vinicius Junior

Lojtarja e FIFA-s:

Aitana Bonmati

Debinha

Jessie Fleming

Ada Hegerberg

Sam Kerr

Beth Mead

Vivianne Miedema

Alex Morgan

Lena Oberdorf

Alexandra Popp

Alexia Putellas

Wendie Fox

Keira Walsh

Leah Williamson

Trajneri i FIFA-s:

Carlo Ancelotti

Didier Deschamps

Pep Guardiola

Walid Regragui

Lionel Scaloni

Trajnerja e FIFA-s:

Sonia Bompastor

Emma Hayes

Bev Priestman

Pia Sundhage

Martina Voss-Tecklenburg

Sarina Wiegman

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco