Kardif i paguan Nantës këstin e parë të transferimit të Emiliano Sala 4 vjet pas vdekjes së tij

Kardif i paguan Nantës këstin e parë të transferimit të Emiliano Sala 4 vjet pas vdekjes së tij

11:20, 11/01/2023

4 vite nga aksidenti tragjik (janar 2019), ku humbi jetën sulmuesi Emiliano Sala, skuadra e Kardif i ka paguar Nantës këstin e parë të transferimit të argjentinasit: 5 milionë euro. Në total, ky transferim kushtoi asokohe 15 milionë euro.

Për fat të keq, udhëtimi me avion i Sala nga Franca drejt Uellsit nuk pati një fund të mirë, pasi aeroplani privat u përplas në det.

Një fund tragjik për sulmuesin argjentinas, ndërkohë që çështja e pagesës së transferimit kishte mbetur pezull prej vitesh.

Çështja e pagesës së transferimit përfundoi në gjyq, deri në CAS të Lozanës, që i dha të drejtë ekipit francez.

Sipas BBC, Kardif ka paguar këstin e parë prej 5 milionë eurosh, ndërkohë që do të paguajë edhe dy këste të tjera, po më këtë shumë.

Deri tani, Kardif kishte refuzuar të paguante për transferimin e Emiliano Sala, ndaj dhe çështja shkoi në gjykatën e Lozanës.

Palët ranë dakord që pagesa të bëhej me tri këste, deri në fund të këtij viti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco