Akuza për trukim ndeshjesh, nis hetimi ndaj klubit historik

Akuza për trukim ndeshjesh, nis hetimi ndaj klubit historik

14:17, 08/01/2023

Akuza për trukim ndeshjesh ndaj Benfikës dhe presidentit Rui Costa. Në futbollin portugez ka plasur një skandal në lidhje me “Shqiponjat e Lisbonës”, ndaj të cilëve është hapur një hetim zyrtar.

Të gjithë anëtarët e bordit drejtues nga viti 2016-2020, si edhe drejtuesit aktualë, do të jenë pjesë e një hetimi të zgjeruar. Mes tyre edhe Rui Costa, ish-mesfushori fantastik i Milanit, Fiorentinës, Benfikës dhe kombëtares luzitane.

50-vjeçari mori drejtimin e Benfikës në verën e vitit 2021, duke zëvendësuar në krye të klubit historik Luis Filipe Vieira, i cili dha dorëheqjen për shkak të akuzave për mashtrim dhe evazion fiskal.

Në hetimin aktual, dosja e prokurorëve është e mbushur me akuza për trukim ndeshjesh. Ndërkohë, rekordmenët e futbollit portugez (37 tituj) dhe dy herë kampionët e Europës, deklarojnë se janë të hapur për të bashkëpunuar me autoritetet kompetente.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco