Jo vetëm Sergio Ramos, dy ish-shok skuadre të tjerë priten t’i bashkohen Ronaldos në Arabinë Saudite

Jo vetëm Sergio Ramos, dy ish-shok skuadre të tjerë priten t’i bashkohen Ronaldos në Arabinë Saudite

17:23, 05/01/2023

Blerja e Kristiano Ronaldo është vetëm njëra anë e medaljes. Edhe 1 miliardë eurot që do të arkëtojë portugezi në 5 vitet e ardhshme duken thjesht si detaj. Kjo sepse, Al-Nassr synon të ndërtojë një ekip me yje që me moshën janë disi përpara.

Në krye të listës së sheikëve, është tashmë Luka Modric, që me 37 vitet e tij lundron ende pa asnjë problem në skenat më prestigjioze.

Vështirë t’ia shkëpusë Realit, por milionat, sidomos në sport, bëjnë diferencën.

Drejtuesit arabë, kanë në axhendë edhe takime me menaxherët e Kuadrados (Juventus) dhe Ngolo Kantesë.

E nëse kjo treshe i bashkohet CR7-ës, atëherë Al-Nasr do të ishte një skuadër e denjë për të konkurruar edhe në Europë.

Gjithashtu prej disa javësh drejtuesit e Al-Nasr kanë nisur kontaktet edhe me Serxhio Ramosin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco