Zyrtare/ Chelsea firmos me mbrojtësin francez, e ‘blindon’ për 7.5 vjet

Zyrtare/ Chelsea firmos me mbrojtësin francez, e ‘blindon’ për 7.5 vjet

17:15, 05/01/2023

Drejtuesit e Chelseat zyrtarizuan transferimin e mbrojtësit Benoit Badiashile.

Për kartonin e 21-vjeçarit, “Blutë e Londrës” shpenzuan 35 milionë paundë, para që shkojnë në arkën e klubit të Ligue 1, Monaco.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është kontrata afatgjatë që Badiashile ka firmosur me Chelsean, teksa bëhet fjalë për një kontratë prej 7.5 vitesh.

Pritshmëritë janë të larta për lojtarin në fjalë, i cili me Monaco grumbulloi plot 135 prezenca, ndërsa është grumbulluar edhe në dy raste nga trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps.

Në prezantimin e tij me fanellën e Chelseat, Badiashile u shpreh se ishte shumë i lumtur për aventurën e re, ndërsa shtoi se është duke numëruar orët që e ndajnë nga aktivizimi në ligën më të fortë europiane, Premier League.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco