Përcaktohet ‘Ekipi i Vitit 2022’ në Premier League, surprizë mungesa e Salah

Përcaktohet ‘Ekipi i Vitit 2022’ në Premier League, surprizë mungesa e Salah

16:41, 05/01/2023

Faqja e njohur e statistikave “WhoScored” ka emëruar ekipin më të mirë për vitin 2022, ku bie në sy mungesa e yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Bernd Leno, i cili ka prodhuar paraqitje heroike për Fulham këtë sezon, është njeriu mes shtyllave, pasi ka mbajtur katër herë portën e paprekur dhe ka bërë 62 pritje këtë sezon.

Ndërkohë, Van Dijk i Liverpoolit dhe Son i Tottenham Hotspur janë pjesë e “Ekipit të Vitit”.

Të dy yjet e lartpërmendur kanë luftuar për formën këtë sezon, por paraqitjet e tyre sezonin e kaluar i shohin që të zënë vend në “Ekipin e Vitit” në Premier League nga faqja e njohur “WhoScored”.

Mbrojtësi holandez ishte njëri nga më të mirët e “The Reds” në sezonin e fundit, ku përfunduan në vendin e dytë.

Sa i përket Son, ai ndau “Këpucën e Artë” me Mohamed Salah pasi shënoi plot 23 gola deri në fund të sezonit 2021-2022.

Partneri i Van Dijk, Joel Matip, gjithashtu gjendet në 11-she, ndërsa partneri i Son, Harry Kane kryeson sulmin, së bashku me Erling Haaland, i cili ka shënuar 21 gola në ligë në vetëm 15 ndeshje.

Kieran Trippier i Newcastle United zë pozicionin e mbrojtësit të djathtë, ndërsa Joao Cancelo i Manchester City plotëson katërshen e mbrojtjes.

Ylli i Leicester Cityt, James Maddison dhe dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Rodri i bashkohen Son në mesfushë për të formuar një formacion më të vërtetë të fortë.

Formacioni i “WhoScored” është bazuar në 15 e më shumë paraqitje të secilit lojtar gjatë gjithë vitit kalendarik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco