Moti i keq në Riad, shtyhet ndeshja e parë e Al Nassr pas blerjes së Cristiano Ronaldos

Moti i keq në Riad, shtyhet ndeshja e parë e Al Nassr pas blerjes së Cristiano Ronaldos

14:49, 05/01/2023

Al Nassr shtyn ndeshjen e parë pas nënshkrimit me Cristiano Ronaldon. Klubi raporton se për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe kushteve atmosferike të cilat ndikuan në energjinë elektrike të stadiumit, ndeshja kundër Al Ta'it është shtyrë me 24 orë.

 Kujtojmë se sot debutimi i Cristiano Ronaldos iu vu veto nga FIFA pas një skualifikimi të imponuar nga FA, pas gjestit të keq që ndodhi më 9 prill, kur në fund të ndeshjes kundër Evertonit ai i theu me qëllim smartfonin e një djali që po filmonte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco