Plasin komentet me shikimin e vëllait të Mbappes kur Messi kthehet tek PSG pas fitores së Kupës së Botës

Plasin komentet me shikimin e vëllait të Mbappes kur Messi kthehet tek PSG pas fitores së Kupës së Botës

11:47, 05/01/2023

Pas dy javësh pushime nga fitorja e Kupës së Botës ylli argjentinas Leo Messi u kthye në stërvitje me skuadrën e tij PSG.

Teksa mbërriti të mërkurën në mëngjës, ai u prit me me duartrokitje para se t’ i dorëzohej një trofe i vogël nga drejtori sportiv Luis Campos.

Image

Shokët e tij të skuadrës të gjithë dukeshin të kënaqur teksa Messi kthehej, mirëpo vëllai i Kylien Mbappes, 16-vjeçari Ethan Mbappe, u kap duke i dhënë sulmuesit një ‘vështrim vdekjeje’ teksa ishte në rreshtin e atyre që e mirëpritën kthimin e tij.

Pas publikimit të kësaj fotoje tifozët e futbollit kanë shpërthyer në komente pasi kanë parë fytyrën e të riut.

 'Vëllai i Mbappes po planifikon hakmarrjen e tij’, 'Messi më mirë të fle me një sy hapur tani e tutje’, “Mënyra se si Ethan Mbappe po e shikon duket sikur po i lajmëron vdekjen’  ‘Vëllai i Mbappes është gati për hakmarrje’ ishin disa nga komentet në rrjete sociale,

Mbappe, i cili shënoi një hat-trick në finale, por gjithsesi dështoi ndaj shokut të tij të skuadrës, nuk ishte i pranishëm, kur Messi u kthye në stërvitje me ekipin e tij PSG.

As Achraf Hakimi nuk ishte, pasi të dy po shijonin një pushim në Nju Jork, pasi u kthyen nga Kupa e Botës.

Gjigantët parisien u kthyen në aksionin vendas kundër Strasburgut  më 28 dhjetor - pas pushimit të Kupës së Botës - pa kapitenin e Argjentinës. 

Shokët e tij të skuadrës Neymar dhe Mbappe - të cilët luajtën në finalen e Kupës së Botës vetëm 10 ditë më parë - i nisën ndeshjet, ndërsa Messi ishte në Argjentinë.

Tani do t'i takojë trajnerit Christophe Galtier që ta integrojë atë në skuadër, me ndeshjen e Ligue 1 kundër Angers më 11 janar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco