VIDEO/ Manchester United kaloi në epërsi me një gol të rrallë, Eriksen asistoi nga këndi

VIDEO/ Manchester United kaloi në epërsi me një gol të rrallë, Eriksen asistoi nga këndi

21:51, 27/12/2022

Sonte lojtarët e Manchester United realizuan një gol që rrallë e shohim dhe shënues është Marcus Rashford me asistimin e Christian Eriksen.

Është në zhvillim e sipër dueli i raundit të 17-të të Premier League mes Manchester United dhe Nottingham Forest dhe vendasit kanë epërsi të sigurt pas përfundimit të pjesës së parë (2-0).

Megjithatë, pamë një gol fantastik për 1-0 në minutën e 19-të. Ishte një veprim i koordinuar pas një goditje këndi. Christian Eriksen, i njohur për pasimet dhe asistimet e tij magjike, pasoi ultas në zonën kundërshtare.

Marcus Rashford e ndoqi topin, duke "depërtuar" dhjetë metra larg portës së Forest dhe duke e goditur topin në rrjetën e një Wayne Hennessey të pafuqishëm.

Vetëm tre minuta më vonë, Anthony Martial dyfishoi epërsinë e Djajve të Kuq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco