Benitez: Napoli ka gjithçka për të fituar, ka vetëm një rival

Benitez: Napoli ka gjithçka për të fituar, ka vetëm një rival

15:37, 27/12/2022

Pas një pushimi prej më shumë se një muaji për shkak të Kupës së Botës, futbolli italian do të rikthehet 4 janarin e ardhshëm me ndeshjet e javës së gjashtëmbëdhjetë.

Në një intervistë të dhënë për “La Repubblica”, ish-trajneri i Napolit, Rafa Benitez, ka dashur të analizojë Serinë A.

“Napoli do ta fitojë titullin? Ka gjithçka që i duhet: entuziazëm, cilësi, mentalitet. Dhe pushimi për Botërorin mund të jetë një avantazh”.

I pyetur për lojtarët e Spalletti-t që mund të luajnë në Premier, Benitez ka thënë: “Ka në çdo rol. Osimhen, për shembull, do të luante në çdo ekip”.

Në lidhje me skuadrat që përfaqësojnë rrezikun më të madh për Napoli-n: “Milan ka bërë një punë të madhe. Juventus nuk duhet nënvlerësuar kurrë. Inter ka një ekip të mirë. Por i vetmi rival i Napoli-t është Napoli”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco